Lajme
Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër-Bajramin
Demokracia
06:57 | 02 Maj 2022

Share:

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit.

Manifestimi qendror mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Bajramit do të falet në ora 06:09, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër-Bajramit do ta mbajë Myftiu Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e Fitër-Bajramit, Kryesia e BIK-ut organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Të ngjashme