Lajme
Besian Mustafa tregon pse vendosi të kandidojë për kryetar të LDK-së
Demokracia
23:51 | 11 Mars 2021

Share:

Kandidati për kryetar i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se është kandidati i duhur që të drejtojë këtë subjekt.

Ai, në emisionin DPT te Fidani në T7 , thotë se vendimet në të kaluarën i kanë humbur shumë vlera LDK-së.

“LDK sot është në 12.6%. një parti që fitonte bindshëm. Si thoshte presidenti Rugova kishim fitore solide. Ka shkëputje me qytetarin. Kemi qenë partia e parë pluraliste. Ky ishte ai boshti, solidariteti me qytetarët që të punohej për Kosovën”, thotë ai.

Tutje ai tregon profilin e tij dhe pse vendosi të kandidojë.

“Unë mendoj se ka të dy shtyllat e duhura për kandidim. E para se jam vazhdimësi e politikës së LDK-së. Kam bagazh në vazhdimësi në atë krah. E dyta është se jam njeri i shkolluar në Amerikë. Prej shkollës së mesme e deri në studimet e larta i kam përfunduar atje. Pra prej moshës 18 vjeçare”, tha Mustafa.

Kandidatët për kryetar të LDK’së, janë edhe Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars.

Të ngjashme