Sport
Besfort Kasumi ndan drejtësinë në finalen Drita – Llapi në Kupën e Kosovës
Demokracia
21:57 | 25 Maj 2022

Share:

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në fillimin e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet është arenë e përplasjes në mes Dritës dhe Llapit, raporton Demokracia.com.

Demokracia.com merr vesh se kjo ndeshje finale i është besuar gjyqtarit, Besfort Kasumi.

Kasumi është ndër gjyqtarët më të mirë në futbollin e Kosovës.

Interesimi për këtë sfidë është shumë i lartë nga dy anët, andaj pritet që edhe numri i tifozëve në shkallët e stadiumit të jetë i madh.

Ndeshja mes Dritës dhe Llapit nis nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme