Lajme
Besarta Hamëz Jashari: Sa herë vij në Prekaz e ndjej mungesën e tyre, jam krenare për familjen
Demokracia
19:23 | 12 Qershor 2022

Share:

Besarta Jashari është e vetmja anëtare e familjes Jashari që u ka mbijetuar sulmeve të 5, 6 dhe 7 marsit nga forcat serbe në Kullën e Jasharëve në Prekaz.

Edhe njëherë tjetër, në një storie të realizuar nga RTK, Besarta rrëfen tmerrin e atyre 3 ditëve.

“Kam pasur shumë momente të vështira, dhe i kujtojë shumë momente që kanë ndodhë brenda atyre 3 ditëve”, tregon Besarta.

Ajo momentin me të vështirë, e kujton momentin kur ishte detyruar ta lë motrën e saj të vogël, Blerinën, të cilën nuk arriti ta shpëtoj.

“Me vërejtën që unë jam gjallë, me morën, mbi trupat e familjes sime ku i lash Hidajeten e cila veç kish vdekur, ndërsa Blerina kishte qenë ende e shtrirë dhe u kërkova ta marrë sepse është motra ime, mirëpo edhe ajo tashmë kishte vdekur”, rrëfen Besarta mes tjerash.

 

Të ngjashme