Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit, e cila është mbajtur për 24-vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka thënë se Besarta Jashari është vajza e komandantit Adem Jashari.
Fjalimin e plotë të cilin e ka mbajtur në Kuvend, Kurti e ka postuar edhe në rrjetin social “Facebook” duke mos e përmirësuar gabimin, shkruan Demokracia.com.
“E vetmja e mbijetuar e familjes Jashari nga kjo masakër, që ka arritur të tregojë ngjarjen si e ka parë me sytë e saj – është vajza e kryekomandant Adem Jasharit – Besarta. Besarta ka kaluar tërë natën dhe ditën e vetme, me familjen e vdekur rreth saj, derisa predhat serbe binin një nga një, duke u përplasur në atë që kishte mbetur nga shtëpia e saj”, shkruan në fjalimin e Kurti.
Mirëpo kujtojmë se Besarta Jashari është e mbijetuara e vetme nga sulmi serb mbi familjen Jashari në mëngjesin më 5, 6 dhe 7 mars, por ajo është e bija e Hamëz Jasharit, e cila në kohën e luftës ka qenë vetëm 10 vjeçare./Demokracia.com/
VIDEO| Ia huq me të madhe Kurti, nuk e di që Besarta Jashari është e bija e Hamëz Jasharit