Besart Berisha ka vazhduar me përformancë të mirë në elitën e futbollit Australian A-League
Sulmuesi kosovar ka regjistruar një tjetër gol për skuadrën e tij, Western United.
Ëestern United luajti në udhëtim te Wellington Phoenix, ndërsa Berisha realizoi golin e parë në ndeshje.
Ishte minuta e 32-të e ndeshjes, kur skuadra e yllit nga Kosova fitoi një penallti, të cilën në gol e shndërroi prishtinasi për 0-1.
Pas 90 minutave në këtë sfidë, rezultati ishte 3-2 në të mirë të skuadrë vendase.
Për Berishën ky ishte goli i shtatë këtë edicion në elitën e futbollit australian.
Vlen të theksohet se Besart Berisha është golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit australian.
No problems for @BesartBerisha7 ?
0-1 #WELvWUN #RiseUp #WUFC pic.twitter.com/MqKxe0JJv1
— Western United FC (@wufcofficial) April 11, 2021