Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot futbollistin e mirënjohur, Besart Berisha.
Berisha, ish-lojtar i Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, është kthyer në vendlindje, me ç’rast javë më parë nënshkroi kontratë me klubin më të madh në vend, FC Prishtina, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, përcjell Demokracia.com.
Krasniqi, duke falënderuar Berishën për vizitën, vlerësoi lart të arriturat e tij si lojtar, duke thënë se Berisha e ka përfaqësuar në mënyrën më të mirë vendin tonë, veçanërisht gjatë karrierës së suksesshme në Australi, ku theu rekordet duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori.
Edhe Berisha, duke falënderuar presidentin Krasniqi për takimin, shprehu mirënjohjen për të arriturat e KOK-ut, me theks të veçantë medaljet e arta olimpike të fituara në Rio 2016 dhe veçanërisht në Tokio 2020.
Në fund, presidenti Krasniqi i dhuroi një fanellë të ekipit olimpik të Kosovës që mori pjesë në Tokio 2020, si dhe librin foto-reportazh “Debutimi i Artë”, kushtuar kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi. /Demokracia.com