Sport
Besar Halimi pas supergolit të shënuar ndaj Spanjës: Spanja është një nivel më lart, tifozët duhet të na japin forcë për të ardhmen
Demokracia
23:42 | 31 Mars 2021

Share:

Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.

Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022″ i takoi Spanjës me rezultat 3:1.

Besar Halimi i cili realizoi gol të jashtëzakonshëm sonte, u shpreh i lumtur që realizoi, por i dëshpëruar me rezultatin.

“Jam shumë i lumtur që kam shënuar atë gol, që i kam dhënë pak shpresë të gjithë”, ka thënë Halimi.

“Por jemi të dëshpëruar sepse ato 5 minuta pas golit kishim më shumë presa, por Spanja është nivel shumë më lart dhe ishte e vështirë”, tregoi ai.

“Të gjithë tifozët duhet të jenë me neve dhe na japin forcë për në të ardhmen. Problemi është se në përgjithësi te goli i parë spanjollët na zurën shumë keq dhe ishte shumë e vështirë”, ka thënë Halimi. /Demokracia.com

Të ngjashme