Sport
Besar Halimi flet para ndeshjes me Suedinë, tregon pritshmëritë e Kosovës
Demokracia
19:19 | 26 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot një seancë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së dielës kundër Suedisë, shkruan Demokracia.com.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

I motivuar për këtë ndeshje me Suedinë është edhe Besar Halimi, i cili thotë se është ndeshje e vështirë por thekson se dardanët janë të gatshëm për këtë duel.

“Besoj se jemi të përgatitur dhe të gatshëm për Suedinë. Besoj se do të jetë ndeshje e vështirë, Suedia ka një skuadër me disa super yje që luajnë për top klube të Evropës por ne jemi të gatshëm për Suedinë dhe shpresoj që e bëjmë një fitore për Dardanët”, tha Halimi për faqen zyrtare të FFK-së. /Demokracia.com

 

Të ngjashme