Lajme
Besa Ismaili: Nisma ligjore e PDK-së në pajtim me kërkesën e qytetarëve, voto për Trustin!
Demokracia
11:14 | 14 Qershor 2022

Share:

Besa Ismaili, ish deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një opinion lidhur me kërkesat e qytetarëve, lidhur me situatat të cilat i kalojnë ata, duke qenë se nismat ligjore të PDK-së, janë njëri nga kontributet për interesin qytetar.

Në kohë krize, kur risku është i madh për bankat, nuk ka tregje financiare dhe kemi probleme në thithjen e investimeve të huaja direkte, qytetarëve duhet t’u dalim në ndihmë, më të gjitha kapacitetet institucionale dhe ligjore që posedojmë, ka shkruar  Ismaili.

Postimi i Ismaili:

Qeveria është e paaftë për të menaxhuar situatat e rënda dhe kryeneqe për të pranuar propozime.

Kjo nuk nënkupton për Partinë Demokratike të Kosovës ulje në këmbkryq, por punë, lobim dhe angazhim shtesë.

Duke parë zhvillimet dhe pamundësinë e këtij grupacioni që janë në krye të ekzekutivit dhe bllokadat që instaluan, në PDK kemi vendosur të mbështesim dhe iniciojmë nisma legjislative në dobi të qytetarëve.

Në pamundësi për ofrimin e fondeve për të rritur kërkesën agregate, me të gjitha implikimet që pasojnë më vonë, e kemi parë të udhës që edhe njëherë të iniciojmë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, që u mundëson qytetarëve tërheqjen e mjeteve të tyre nga Trusti.

Në kohë krize, kur risku është i madh për bankat, nuk ka tregje financiare dhe kemi probleme në thithjen e investimeve të huaja direkte, qytetarëve duhet t’u dalim në ndihmë, më të gjitha kapacitetet institucionale dhe ligjore që posedojmë.

Përfaqësuesit e qytetarëve duhet t‘u përgjigjen apeleve të qytetarëve.

Voto PËR!

#TRUSTI

Të ngjashme