Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, të dielën më 28 nëntor nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë luan me skuadrën e madhe rumune, Potaissa Turda.
Kjo ndeshje i takon rundit të tretë të Kupës Evropiane në hendboll.
Pasi eliminoi Borcin e Banjallukës, Besa Famgas synon ta tejkaloj edhe një gjigant tjetër të hendbollit.
“Rrugëtimin në EHF CUP e vazhdojmë të dielën me ndeshjen e parë të rrethit të tretë ku përballemi me skuadren rumune Potaissa Turda. Tifozë të dashur, na duhet ndihma juaj për ta shkruar historinë ! Të dielën ju presim të festojmë së bashku ! E diel, ora 18:00 , EHF Cup, Besa Famgas – Potaissa Turda (Rum)”, shkruhet në njoftimin e klubit pejan. /Demokracia.com