Sport
Besa e fillon në Mitrovicë mbrojtjen e titullit
Demokracia
15:34 | 30 Gusht 2022

Share:

Të martën është tërhequr shorti për edicionin 2022/2023 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kampionati i ri fillon më 17 shtator, ndërsa garojnë nëntë skuadra. Samadrexha ka hequr dorë nga garimi në Superligë dhe vazhdon garën në Ligën e Parë.

Kampione aktuale është Besa Famgas, që në fillim të edicionit sfidohet në Mitrovicë. Besa është mysafire e Trepçës dhe pritet një ndeshje interesante. Interesant pritet të jetë edhe takimi Kastrioti – Vushtrria. Bëhet fjalë për dy skuadra të përforcuara që kanë pretendime në kampionatin e ri.

Deçani -Vëllaznimi dhe Rahoveci – Llapi janë dy ndeshjet tjera të xhiros së parë. Prishtina është e lirë.

Të ngjashme