ShowBiz
Besa dhe Lyrical Son publikojnë “Si kalama”
Demokracia
22:21 | 22 Shtator 2022

Share:

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja Besa Kokëdhima dhe reperi Lyrical Son kanë publikuar bashkëpunimin e tyre.

“Si kalama” titullohet kënga e tyre e re, e cila vjen e gërshetuar me këngën tjetër të Besës, “Machoman”.

Të dy këngët janë punuar nga vet Besa, gjersa në këngën “Si kalama” ka kontribuuar edhe këngëtarja tjetër e njohur, Elvana Gjata.

Foto: Besa/YouTube

Ndërkohë, vargjet e tekstit janë shkruar nga Besa në bashkëpunim me Petrit Sefajn, ndërsa Lyrical Son ka shkruar pjesën e tij.

Këngët janë vizualizuar edhe me klipe, të cilat i janë besuar produksionit PropaGANDA.

Të ngjashme