Lajme
Besa Çejku Bujçinca, prezantuesja ikonë e RTK-së që lajmëroi bombardimet e NATO-s
Demokracia
19:38 | 10 Tetor 2022

Share:

Prezantuesja e njohur Besa Çejku- Bujçinca sot do të japë lajmet për herë të fundit në Radiotelevizionin e Kosovës.

Ajo do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë njerëzve pasi ishte ajo që e para dha lajmin për bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Çejku-Buçinca, gjithashtu ka qenë pjesë e Radiotelevizionit të Prishtinës.

Lajmin se sot Çejku-Buçinca do të japë lajmet për herë të fundit në RTK, e dha drejtori , Shkumbin Ahmetxhekaj.

Ahmetxhekaj, duke e quajtur ikonë Çejku Buçincën, ka njoftuar se sonte, ajo do të të jetë para shikuesve bashkë me prezantuesin e njohur, Mustafa Muçaj.

“Pas pak në Lajmet Qendrore. Mustafa Muçaj dhe Besa Çejku Buçinca. Edicioni lamtumirës i ikonës së RTP-së dhe RTK-së, Besa Çejku Buçinca”, ka njoftuar ai.

Të ngjashme