Këngëtari nga Shqipëria, Bes Kallaku, ka lansuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
Teksti është shkruar nga vet artisti në bashkëpunim me Edlir Begollin, me muzikë po ashtu të këtij të fundit.
Videoja vlen të ceket se u realizua nga Kleudor Marra.
Besi edhe në këtë projekt vjen me stilin e tij prej humoristi, duke bërë shaka e duke interpretuar në një formë ndryshe.
Ai vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte, ndonëse nuk sjell shpesh prurje të reja.
Kallaku ka qenë i përfshirë edhe në disa emisione që kanë të bëjnë me humor. /Telegrafi/