Sport
Bersant Celina lë “gjurmë” në ndeshjen Dijon – Bordeaux, asiston në golin e nderit
Demokracia
17:32 | 14 Mars 2021

Share:

Dijoni ka vazhduar me ecuri të dobët në elitën e futbollit francez.

Në kuadër të javës së 29-të në Ligën 1, Dijoni është mposhtur 1:3 nga Bordeauxi, shkruan Demokracia.com.

Hwang me dy gola dhe një gol i De Preville ia dhuruan fitoren mysafirëve.

Kurse, për Dijonin shënoi Konate.

Golin e Kontates e asistoi reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina.

Ndryshe, pas 29 javësh, Dijoni renditet në vendin e fundit në tabelë me 15 pikë, kurse Bordeauxi në vendin e 11-të me 36 sosh. /Demokracia.com

https://streamable.com/ll4py6

Të ngjashme