Lifestyle
Bernie Sanders kthen ‘meme-n’ e tij të inagurimit në një bluzë
Demokracia
16:41 | 23 Janar 2021

Share:

Bernie Sanders ndezi internetin këtë javë pasi një imazh i tij u bë viral në inaugurimin e Joe Biden. Tani, ai ka bërë bluza me meme të printuara, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tyre do të jepen për bamirësi, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.

Karrika e quajtur “Chairman Sanders Crewneck”, në të cilën ai ishte i ulur do të shitet për 45 dollarë dhe 100 % e këtyre fitimeve do të shkojnë për organizatën humanitare Meals on Ëheels Vermont.

Bluza është bërë aq e famshme, sa sajtit iu desh të shtonte një shënim, i cili thotë: “Për shkak të kërkesës dërrmuese për këtë artikull, mund të kalojnë disa javë derisa të merrni xhupin tuaj”.

Fituesi i vërtetë i zgjedhjeve amerikane, Sanders u distancuar nga shumica e të tjerëve që kishin veshur kostume dhe veshje të stilistëve,  me xhaketën e tij të fryrë të dimrit, dorashka të mëdha (i qëndrueshëm, i thurur me dorë, i bërë në tërësi nga një mësues i shkollës nga shteti i tij në Vermont), dhe maskën e fytyrës.

 

Të ngjashme