Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar rezultat historik sonte në Batumi.
Në “Batumi Arena”, Kosova shënoi fitore të artë ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal, 0:1.
Pas fitores së sotme të Kosovës, ka ardhur reagimi i trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, i cili u shpreh i lumtur me fitoren.
“Po, është e qartë, futbolli tani nuk është të luash ashpër, është futboll grupor, të vrapojmë më shumë. Kjo na jep ndeshje të mirë, intensitet të mirë. Në këtë ndeshje ishte e rëndësishme të luajmë mirë taktikisht, të fitojmë duelet një me një dhe duelet. Pastaj mund të luajmë dhe ne kemi futbollistë që mund të luajnë”, ka thënë Challandes, përcjell Demokracia.com.
“Dresheviqi ka luajtur një ndeshje shumë të mirë, është shumë i rëndësishëm për ne, në mënyrën si luajmë ne është shumë i rëndësishëm. Në mënyrën se si luajmë ai është shumë i rëndësishëm”, tregoi ai.
“Lirim Kastrati? Ai ka pasur dy ditë të vështira për shkak të transferimit. Por, ai ka dashur të luajë dhe për fat të keq nuk shënoi gol”, shtoi trajneri zviceran. /Demokracia.com