Sport
Bernard Challades pritet ngrohtësisht nga tifozët kosovarë, takohet dhe përshëndetet me ta
Demokracia
17:02 | 29 Mars 2022

Share:

Bernard Challandes duket se ka ende respektin e shumë tifozëve kosovarë, ngase ishte shef i shtabit teknik të Kombëtares së Kosovës për disa vite.

Trajneri zviceran do të jetë në stadium për ndeshjen e sotme miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës që luhet në Cyrih me fillim nga ora 18:00, raporton Demokracia.com.

Challandes në afërsi të stadiumit është takuar me disa tifozë që kishin të veshur rekuizita të Kosovës.

Përshëndetja e tyre zgjati disa momente, ndërkohë që Challandes u nis për të hyrë në stadium.

Demokracia.com ju sjell pamjet drejtpërdrejtë nga Cyrihu. /Demokracia.com/

Të ngjashme