Sport
Bernard Berisha flet për lëndimin, rikthimin te Kosova dhe shortin e Ligës së Kombeve
Demokracia
15:00 | 19 Dhjetor 2021

Share:

Njëri nga futbollistë më të komentuar te Kombëtarja e Kosovës, Bernard Berisha ngadal po rikthehet prap në qendër të vëmendjes.

Berisha që tash e disa muaj ndodhet larg fushave të blerta për shkak të një lëndimi në krah është gati të rikthehet.

Anësori këmbëshpejtë për Demokracia.com ka thënë se është në fazën e fundit të rikuperimit.

Berisha shpreson të jetë i gatshëm në fillim të vitit të ri për fazën përgatitore të dimrit.

Falë Zotit po ndihem më mirë pas lëndimit që kisha në krahun e majtë dhe jam në fazën e fundit të rikuperimit që po e bëj në Zvicër dhe me Zotin para do jem i gatshëm me 10 janar kur edhe fillon faza përgatitore në Turqi”, ka thënë Bernard Berisha të dielën për Demokracia.com.

“Dardanët” ditë më parë mësuan edhe kundërshtarët e Ligës së Kombeve. Kosova ndan grupin me Greqinë, Irlandën, Qipron/Estoninë.

30-vjeçari e vlerëson grupin në Ligën e Kombeve si të vështirë, por që shprehet optimist se Kosova gëzon mundësi për ta mbyllur grupin si lider.

Në Ligën e Kombeve kemi kundërshtarë jo edhe të lehtë. Besojë se i kemi mundësitë tona për të dal të parët në grup”, shtoi Berisha.

Sulmuesi i skuadrës ruse, Akhmat Grozny komentoi edhe rikthimin e mundshëm te Kosova, aty ku u largua pas disa pakënaqësive që kishte me ish-trajnerin zviceran, Bernard Challandes.

Berisha u shpreh i gatshëm të jap kontributin e tij te Kombëtarja kosovare.

Unë si zakonisht do jem gjithmonë i gatshëm që të kontribuojë për Kombëtaren e Kosovës”, nënvizoi për fund Berisha. /Demokracia.com/

Të ngjashme