Lajme
Bërnabiq: Sot liderët botërorë thonë se marrëveshja s’ka njohje të Kosovës, kjo falë Vuçiqit
Demokracia
12:01 | 12 Mars 2023

Share:

Po të mos kishte qenë për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, marrëveshja me Kosovën “do të kishte qenë ndryshe”, tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

“Sepse ai e vendosi temën në agjendë dhe luftoi për gjëra që mendoheshin të ishin të pamundshme. Sot liderët botërorë dalin thonë ‘nuk është njohje e Kosovës’ por është ‘normalizim’”, ka thënë ajo për Tv Prva.

Bërnabiq tha se “Serbia po e paguan çmimin e politikës së pavarur” derisa foli për mosvendosjes e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Megjithatë, sipas saj, edhe po qe se Serbia do t’i kishte vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, “marrëveshja me Kosovën nuk do të kishte qenë më ndryshe” nga plan-propozimi i BE-së i publikuar mbrëmjen e 27 shkurtit.

“A na kushton mos vendosja e sanksioneve, po dhe Serbia po e paguan atë çmim. Por marrëveshja nuk do të ishte një grimë ndryshe, kjo nuk ka të bëjë me të”, përcjell Insajderi.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u tregua i sinqertë kur u shpjegoi qytetarëve. Ne paguajmë një çmim të caktuar sepse kemi mundur të marrim një çmim më të mirë për obligacionet qeveritare, kredi më të favorshme, më shumë investime”, tha Bërnabiq.

Të ngjashme