Lajme
Bërnabiq: Nesër do të jetë një ditë e vështirë për Serbinë, pres formimin e Asociacionit
Demokracia
15:09 | 26 Shkurt 2023

Share:

“Dita e nesërme në Bruksel nuk do të jetë e lehtë për presidentin Aleksandar Vuçiq dhe vendin e Serbisë”, tha sot kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.

Madje, ajo tha se pret nënshkrimin për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Nëse Vuçiq do të donte të lejonte kapitullimin, ai nuk do të kishte bërë asgjë për çështjen e Kosovës deri më sot”, tha Bërnabiq.

“Unë besoj se të gjithë sytë do të jenë te presidenti dhe se nesër të gjithë duhet të jemi të bashkuar”.

Të ngjashme