Lajme
Bërnabiq: Nesër darkojmë me britanikët, temë kryesore e kemi Kosovën
Demokracia
18:24 | 12 Qershor 2023

Share:

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke folur për agjensioin serb të lajmeve “Tanjug”, ka thënë se nesër në një darkë që do të zhvillojnë me Dhomën e Lartë të Parlamentit Britanik “temë kryesore do ta kemi Kosovën”.

“Besoj se situata në Kosovë do të jetë temë kryesore sonte në darkën në Dhomën e Lartë dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ka zgjedhur bashkëbiseduesit nga Dhoma e Lartë në mënyrë që do të kemi një darkë pune krejtësisht të hapur pa praninë e mediave dhe në këtë kuptim do të jemi të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin”, tha Brnabiq.

“Kjo është një situatë e paqëndrueshmërisë së skajshme, shkeljes së të gjitha të drejtave të serbëve në Kosovë, pushtimit të objekteve komunale në veri me dhunë dhe shpresoj që pas darkës së punës sonte dhe takimeve të nesërme do të mundemi. të llogarisim në mirëkuptim dhe komunikim më të mirë mes Britanisë së Madhe dhe Serbisë”, tha Brnabiq.

Të ngjashme