Lajme
Bërnabiq jep detaje nga takimi me Kurtin në Tiranë: Ai është një fanatik ideologjik
Demokracia
14:16 | 13 Qershor 2021

Share:

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq për mediat serbe ka folur lidhur me takimin në Tiranë, ku morën pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Bërnabiq ka thënë se Kurti në vend se të kërcënojë e të pengojë përpjekjet e negociatave, le ta padisë Serbinë për gjenocid, përcjell Demokracia.com.

“Krti është një fanatik idelogjik. Situata është e vështirë dhe do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë ajo për TV Prva.

Sipas Bërnabiq, fakti se në Kosovë ka elitë politike e cila nuk dëshiron dialog, nënkupton katastrofë për të gjithë rajonin.

Ndërkohë, është raportuar se Kurti dhe Bërnabiq kanë pasur një përplasje gjatë Samitit të Tiranës.

Vlen të përmendet se kryeministri kosovar të martën, më 15 qershor, takon presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, duke rifilluar kështu dialogun mes dy vendeve./Demokracia.com/

Të ngjashme