Lajme
Bërnabiq eskalon pas deklaratës së Escobarit se Serbia duhet të harrojë kthimin e forcave të sigurisë në Kosovë
Demokracia
21:11 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq është shprehur e nervozuar pas deklaratës së emisarit speciale të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili hedhi poshtë çdo mundësi që forcat serbe të kthehen në Kosovë

“Unë shoh që miku im Gabe Escobar është një tjetër politikan, i cili është në kundërshtim me rezolutat aktuale të Këshillit të Sigurimit. Ai mori rolin e Këshillit të Sigurimit dhe me votën e tij unanime, së bashku me MPJ-në e Gjermanisë dhe Ministren e Heshtjes, Von Kramon, e njohur edhe si raportuesi i PE-së për Kosovën, anuloi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Bërnabiq, transmeton Demokracia.com.

Ajo me ironi tutje ka thënë se “nuk ka nevojë që OKB-ja të organizojë seancat e Këshillit të Sigurimit, si masë e kursimit të kostos, kjo Trojkë do të vendosë për të gjitha çështjet globale tani e tutje”.

“Një pyetje nëse mundem (me faljen e duhur këtyre Udhëheqësve të Mëdhenj) – a nuk është më e vlefshme Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (sepse nuk ju pëlqen, prandaj kujt i intereson), dhe nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston (siç thotë Kurti, dhe ju, liderë të mëdhenj, nuk i keni mohuar kurrë fjalët e tij) dhe nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është gjë tjetër veçse e kaluara (thjesht nuk është më në modë), dhe Karta e OKB-së nuk vlen për Serbinë (sepse, përsëri, ju , liderë të mëdhenj, mendoni se nuk kërkohet) – atëherë çfarë marrëveshjeje/rezolute/parimi duhet të ndjekim? Apo thjesht duhet të ndjekim horoskopin për të marrë me mend dëshirat tuaja dhe për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në botë? Faleminderit për kohën tuaj – mund të imagjinoni se sa e vështirë është të sundosh botën në vend të OKB-së”, shkroi Bërnabiq në Twitter.

“Ne e kundërshtojmë këtë në mënyrë kategorike. Ne e refuzojmë këtë në mënyrë kategorike. Nuk e mbështesim fare. Dhe, po ashtu, dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara”, tha sot Escobar i pyetur për kërcënimet e Serbisë që të kthejë forcat policore dhe ushtarake në Kosovë. /Demokracia.com/

Të ngjashme