Lajme
Bërnabiq: Beogradi s’është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën
Demokracia
17:33 | 06 Maj 2022

Share:

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Beogradi s’është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një panel në Firence të Italisë ku është diskutuar mbi perspektivën evropiane të Ballkanin Perëndimor, Bërnabiq ka thënë se edhe çështjet e hapura mund të zgjidhen më lehtë raporton RTS.

“Beogradi s’ka asgjë kundër liberalizimit të vizave për Prishtinën sepse kështu edhe çështjet e hapura mund të zgjidhen më lehtë pasiqë dialogu s’po shkon në drejtimin e duhur tani e madje shtrohet pyetja se a ka fare dialog”, ka thënë Bërnabiq.

Brnabiq në Itali ka biseduar me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Biseduam për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. S’kemi lajme të mira për të, siç ka folur edhe presidenti Vuçiq. Por jemi duke bërë më të mirë dhe ne gjithmonë dërgojmë të njëjtin mesazh që paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmet për ne”, ka thënë Bërnabiq.

Të ngjashme