Lajme
Berlusconi tërheq kandidaturën për president
Demokracia
10:17 | 23 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi lajmëroi me anë të një deklarate që ka vendosur të mos kandidojë për president, në zgjedhjet e 24 janarit.

Emërimi në këtë post i kryeministrit Mario Draghi shihet si rezultati më i mundshëm, por është ende e paqartë nëse partitë që mbështesin koalicionin e tij do ta votojnë për shkak të frikës se largimi i tij mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme kombëtare.

“Kam vendosur të bëj një hap tjetër në rrugën drejt përgjegjësisë kombëtare, duke u kërkuar atyre që më propozuan të heqin dorë nga paraqitja e emrit tim për Presidencën e Republikës”, tha Berluskoni.

Berluskoni u ndalua përkohësisht nga mbajtja e një posti publik pas një dënimi për mashtrim tatimor në vitin 2013 dhe është ende në gjyq.

Presidenti italian ka shumë detyra ceremoniale, por është gjithashtu përgjegjës për zgjidhjen e krizave politike, duke e bërë atë një rol kyç në një vend ku qeveritë mbijetojnë mesatarisht vetëm një vit.

Fituesi i votimit të fshehtë parlamentar ka nevojë për dy të tretat e shumicës në cilindo nga tre raundet e para të votimit. As blloku i qendrës së djathtë dhe as blloku i qendrës së majtë nuk kanë vota të mjaftueshme që të zgjidhet një kandidat nga kampi i tyre, prandaj mund të nevojitet një kompromis, shkruan tiranapost.al.

“Ne do të flasim me krerët e qendrës së djathtë … për të rënë dakord për një emër që mund të mbledhë një konsensus të gjerë në parlament,” thuhej në deklaratën e Berlusconit.

Të ngjashme