Lajme
Berlusconi shtrohet në spital pasi u tërhoq nga kandidatura për president
Demokracia
22:11 | 23 Janar 2022

Share:

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka kaluar një sërë ekzaminimesh mjekësore në një spital të Milanos, një ditë pasi tërhoq nga kandidimi për të qenë presidenti i ardhshëm i Italisë.

Mediat italiane raportuan se Berlusconi ishte shtruar në spitalin San Raffaele, ku punon mjeku i tij, por zëdhënësi tha se ai e ka frekuentuar spitalin gjatë ditëve të fundit për një sërë ekzaminimesh dhe një kontroll.

85 vjeçari u shërua nga COVID-19 në vitin 2020, frekuentoi spitalin pranverën e kaluar për trajtimin e komplikimeve të lidhura me virusin, shkruan Apnews, transmeton Klankosova.tv.

Ai kaloi 10 ditë duke u trajtuar në Spitalin San Raffaele për COVID-19 në shtator të vitit 2020 dhe pasi u lirua u tha gazetarëve se sëmundja kishte qenë “tinzare” dhe ishte sfida më e rrezikshme me të cilën ishte përballur ndonjëherë.

Përveç se është në një grupmoshë të cenueshme, Berlusconi ka një sëmundje të zemrës që e shtyu atë të merrte një stimulues kardiak disa vite më parë.

Berlusconi të shtunën tërhoqi kandidaturën për të pasuar Sergio Mattarella, si kreun e shtetit të Italisë, një post kryesisht ceremonial.

Të ngjashme