Lajme
Berisha VV-së: Në rastin e parë të ardhjes së PDK-së në pushtet, do të hetoheni për zhdukjen e mostrave të Deharit
Demokracia
20:01 | 25 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar pasi kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për rastin e Astrit Deharit përgjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të këtij subjekti politik.

Berisha ka thënë se në rastin e parë që PDK të vijë në pushtet, VV do të hetohet për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të VV-së, shkruan Demokracia.com.

“Revolucioni i ha bijtë e vet! Është normale një reagim me fyrje nga klani i vrasësve dhe shtytësve në vetëvrasje. Të vrasësh apo shtyesh në vrasje te dy djemtë Dehari, të ua zhdukësh mostrat nga laboratori i Mjekësisë Ligjore që është në kompetencë direkt të Ministrisë së Drejtësisë, e ta etiketosh me gjuhë fyese, njeriun/deputetin i cili të kërkon llogari në Kuvend për krimet monstruoze të natyrës revolucionare (vrasje për të ardhur në pushtet), është i pakët fjalori i “vrasësve revolucionar” që u ka ardhë dita!”, ka deklaruar ai.

“Po ju them këtu, meqë sot, kuvendin e Republikës së Kosovës (Tempullin e fjalës së lirë) e ka okupuar egërsia, ku më as autoriteti i Kryetarit nuk arrinë të krijojë mundësinë e reagimit konstruktiv, se në rastin e parë të ardhjes së PDK në pushtet, do të hetoheni për këto “mostra” dhe të gjitha veprat tjera që po i konsumoni për ditë, edhe s’do të keni qare pa i gjetë, edhe nëse i keni futur atje në shpellat e Karpateve prej nga e keni origjinën ideologjike”, ka përfunduar ai.

Berisha përgjatë seancës së fundit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se VV-së po i konvenon mos-zgjidhja e rastit Dehari. /Demokracia.com/

Të ngjashme