Sport
Berisha titullar, Zeneli asnjë minutë në humbjen e Reimsit
Demokracia
19:10 | 06 Shkurt 2021

Share:

Dyshja e Kosovës, Valon Berisha e Arbër Zeneli, kanë dalë të mposhtur në sfidën e sotme që skuadra e tyre Reims, e ka zhvilluar ndaj Lorientit, shkruan Demokracia.com.

Berisha ndeshjen e nisi titullar për të luajtur 63 minuta, ndërsa, Arbër Zeneli për 90 minuta takimin e përcolli nga bankina, pasi nuk e kishte besimin e trajnerit.

Të kujtojmë se dyshja kosovare janë pjesë kyçe e skuadrës së Reimsit, por lëndimi që kishin kohëve të fundit ka bërë që ata të mbesin për disa ndeshje jashtë fushës.

Reims aktualisht është në pozitën e 12-të me 28 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme