Lajme
Berisha thirri protestë më 8 janar, Basha: Hera e parë që një ‘non grata’ thërret protestë kundër partisë së tij
Demokracia
16:16 | 04 Janar 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme mbi protestën e thirrur nga Sali Berisha më 8 janar para selisë blu.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, Basha shkruan se është hera e parë një politikan i shpallur non grata nga SHBA thërret protestë kundër partisë së tij

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij, Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Basha.

Kujtojmë se më datë 8 Janar ora 12:00 ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protest para selisë së Partisë Demokratike për largimin nga zyra të Lulzim Bashës.

Të ngjashme