Lajme
Berisha: Sveçla është më shumë se rrugaç
Demokracia
22:51 | 10 Qershor 2021

Share:

Ish-deputeti i kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka komentuar reagimin e Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla të bërë ndaj incidentit të Policisë me veteranin e UÇK-së, Faik Fazliun.

“Nuk kam besu se Faiku ka mujt me sulmu Policinë, deri sa doli incizimi, i cili ishte skandalozë. Kulmi i poshtërsisë ka qenë kur ministri është kyç në këtë çështje, që s’ka pas nevojë sepse pozicioni i tij nuk e lejon atë, gjuha pastaj ka qenë skandaloze, dhe nga kush, nga një rrugaç tip ordineri”, tha Berisha në Kanal10.

I pyetur se a është Sveçla rrugaç sipas tij?, Berisha tha:

“Ma shumë se rrugaç, ai madje mundet me kanë edhe perandor, ai me fol dhe dikujt me ju drejtu mos e prek policinë kur veç jemi dëshmitarë, ai ka shkatërruar institucione dhe tash i shet moralë dikujt ‘ka kaluar koha të fortit s’duhet me sulmu policinë’ ai nuk është dashtë mu përzi hiq”, tha Berisha.

Të ngjashme