Lajme
Berisha sulmon mediat e huaja prestigjioze: Të lidhura kokë e këmbë me Ramën, do iu çoj një letër
Demokracia
20:23 | 08 Janar 2022

Share:

Mediat e huaja prestigjioze, si Reuters apo Washington Post e konsideruan protestën e Sali Berishës para selisë së PD si të dhunshme.

Por kjo nuk është pranuar nga ish-kryeministri i cili në një konferencë për mediat u shpreh se korrespondentët e këtyre agjencive janë të lidhura kokë e këmbë me Edi Ramën.

“Së pari hedh poshtë kategorikisht se kjo ka qenë protestë e dhunshme. Mediat e huaja nuk kanë patur këtu përfaqësues. Ka dy përfaqësues të mediave të huaja që janë të lidhura me Ramën dhe që japin lajme në kundërshtim me traditën e agjencive që përfaqësojnë.

Unë nuk e di kujt i referoheni. Washington Post dhe Reuters u referohen gazetarëve të tyre të lidhur fund e krye me Edi Ramën.

 

Të ngjashme