Etrit Berisha nuk po kalon një situatë të mirë të skuadra e Serie A, Torino.
Siç e kemi parë edhe në sezonin e kaluar, e njëjta situatë paraqitet edhe këtë sezon, me portierin shqiptar që nuk po gjen hapësira te Torino.
Rreth kësaj çështje ka folur trajneri kroat i Torinos, Ivan Juriq.
“Ai lufton për të qenë portieri i dytë dhe stërvitet keq. Është shumë e thjeshtë. Është e dëmshme për ekipin kur dikush stërvitet keq, nga këndvështrimi im dhe jo vetëm portieri, por çdo lojtar tjetër. Kushdo që nuk stërvitet mirë ai, mbetet jashtë. Stërvitja me frymën e duhur është ndryshe për një portier që pranon rolin e tij”, tha ai për mediat italiane.
“Vitin e kaluar Berisha kishte dhënë një kontribut të madh kur kishte luajtur në shumë ndeshje, por më pas këtë vit ai nuk pranonte të ishte i dyti. Ai donte të largohej, por nuk e gjeta dot zgjidhjen. Preferoj që për momentin të stërvitet ndaras dhe Gemello të bëjë të dytin. Ne rast urgjence është lojtar torinez dhe do ta përdor pa problem nëse nuk mund te bëj asgjë tjetër”, tha Juriq.