Sport
Berisha shënon gol të bukur në Bundesliga, i siguron tri pikë të mëdha Augsburgut
Demokracia
22:30 | 25 Janar 2023

Share:

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha i ka dhuruar pikët e plotë skuadrës së tij, Augsburgut në Bundesliga.

Augsburg triumfoi 1:0 ndaj Borussia Monchengladbach me golin e Berishës, në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në elitën e futbollit gjerman, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi shqiptar realizoi gol të bukur në minutën e 82-të për ta vulosur edhe fitoren e madhe të Augsburg në luftë për mbijetesë.

Augsburg me këtë fitore ngritet në pozitën e 14-të me 18 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme