OpEd
Berisha: Qeveria po ju rrezikon, nuk është trimëri të notosh në Ujman i rrethuar me policë në tokë, e me snajperistë serbë nëpër bjeshkë
Demokracia
21:46 | 22 Korrik 2024

Share:

Kimete Berisha

Janë vetëm iluzionet e Albin Kurtit!

  1. Qeveria Kurti i konsideron pasaportat serbe ilegale, shkaku se në ato pasaporta, komunat e Kosovës shkruhen si komuna të Serbisë.
  • Por, qeveria Kurti bën negociata me Serbinë, e kur Albin Kurti flet me Aleksandër Vuçiqin për të ardhmën e Kosovës, nuk i pengon që Vuçiqi e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë.
  • Mimoza Kusari e ka lutur Millan Radojçiqin të bëhet me grupin parlamentar të VV-së kundër veteranëve të UÇK-së.
  • Më keq se sa të bëhesh me Radojçiqin kundër veteranëve të varfër e të braktisur, nuk ka, as nuk mund të ekzistojë krim më i madh moral se ky….!
  • Albin Kurti negocion me Aleksandër Vuçiqin, pasi që ka premtuar dhe është betuar se ‘kurrë, e as atëherë’ nuk do të pranonte të bisedonte me Vuçiqin, pa kërkuar ai falje për krimet luftës.
  • Nëse qeveria e Kosovës nuk e kushtëzon Vuçiqin, pse pret nga serbët e Kosovës t’u vijë mërzi që janë serbë, e t’i refuzojnë pasaportat ilegale të Vuçiqit.
  • Njëri prej tyre…Myfail B., më abdall nuk bën nana, po na trimëron ‘mos iu tutni BE-së, por kritikojeni që i njohu pasaportat ilegale të Serbisë’.
  • Pse ilegale?
    Ju me ligj ua keni mundësuar serbëve të jenë edhe shtetas të Kosovës edhe të
    Serbisë.
    Serbët e Kosovës jetojnë në dy realitete ekstremisht të kundërta.
  • Prej Serbisë marrin pasaporta, e prej juve marrin pare, pa punuar.
  • Deputetët serbë i paguan Glauk buzagazi, anipse ata nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, për ta Kosova është Serbi, e as nuk shkojnë në Kuvendin e Kosovës, ama pagat e buxhetit të Republikës së Kosovës, po, i pranojnë.
  • As BE s’ka bërë më ‘zi’!
  • Vitin e kaluar, Besnik Bislimi ka thënë se legalizimi i pasaportave ilegale serbe është shkelje e sovranitetit.
  • E tash që BE e shkeli sovranitetin….çka ke për të thënë…
  • çfarë ndodh kur shkelet sovraniteti!
  • Hë!
  • Për qeverinë Kurti pasaportat ilegale janë të papranueshme!
    E nëse janë të papranueshme, pse po i pranoni!
    A po ju pyet kush!
    Kur s’pyetesh për vendin tënd, pse shtron pyetje?
  • Jepni dorëheqje!

Jep….se nuk po mund ta nxjerrni as macen prej përsheshi!

  1. Populli ia kanë lënë Albulena Haxhiut ta rrëzojë qeverinë Kurti.
    Çfarë i duhet Albin Kurtit opozita, kur e ka Albulenën.
  • Nuk mërzitet më kush…
    (Nëse ka mbetur ndonjë shqiptar që mërzitet për ju, le t’ia bëj zemër këtij shkrimi, për demant).
  • Populli janë duke vallëzuar midis xhadesë, në autostradë, në pishina dhe vallja po hidhet edhe në bregdet, nën ritmin e tupanit, gjindja kanë sharruar në ujë deri në bel, u kënaqen…
    dasma, nuse me allaturka, për pesë minuta t’i ndërrojnë dhjetë fustana;
    nuse me fakultet, ama bëjnë temena…!
  • E qeveria na imton që ne t’i lëmë këto kënaqësi e të merremi me ata dhe me pasaportat e serbëve!
  • S’ka mundësi!
  1. Presidentja Osmani, këmbën mbi këmbë, në takime të shumta me evropianë, që shumica nuk ia dinë as emrin, për baroneshën Ashton jam e zonja të bëj
    bé se nuk ia di Vjosës emrin.
  • Asnjëri prej gjithë atyre evropianëve nuk i treguan Vjosës për legalizimin e pasaportave ilegale serbe…,
    aq seriozisht e marrin presidenten më mendjemadhe të popullit më të varfër në Evropë, që vet është e mençur, jeton sa më larg varfanjakëve, në lagjen më luksoze!
  1. Uji i Ujmanit u çlirua ama qytetarët serbë janë të armatosur.

Ti që nuk e ke provuar luftën, dhe nuk ke qëlluar në Veri kur kanë filluar bombardimet…mos u nxeh!

  • Qeveria po ju rrezikon (pa dashje, besoj) kur po ju josh të notoni në Ujman ‘për inat të serbëve’.
  • Se kur krisi pushka e u dëmtuan veturat, djemtë qëlluan në brekë…trupi kërcente përpjetë…çka u bë!
  • Sepse, në luftë, pa pritur e pa u kujtuar, i madh e i vogël, me gra, me pleq, me të reja e të rinjë serbë janë armatosur, shpejt si vetëtima.
  • Ju e dini çfarë ndodhi me shqiptarët në Veri në vitin 2000, dhjetëra u vranë e mijëra u dëbuan, anipse aty kishte KFOR.
  • Serbët janë të organizuar dhe kjo situatë e ‘riçlirimit’, e krijuar nga Albin Kurti është vetëm një iluzion, një qetësi e rrejshme, para furtunës.
  • Nuk është trimëri të notosh në Ujman i rrethuar me policë në tokë, e me snajperistë serbë nëpër bjeshkë!
    Është naivitet! (kjo këshillë vlen edhe për vëllain tim).
  1. Kemi nevojë për atë paqen e përhershme, që nuk po ndodh!
  • Aman, le të ndodh!

Se nuk çlirohet natyra i dashur shok Albin (nuk çlirohet liqeni, lumi e mali), pa u çliruar njerëzit!

P.S. ‘I asked my father,
I said, “Father change my name.”
The one I’m using now it’s covered up
with fear and filth and cowardice and shame’

Të ngjashme
OpEd • 16 Janar 2025