Lajme
Berisha: Putini i madh dhe Putini i vogël duan të ndezin konflikt në Ballkan
Demokracia
15:52 | 08 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se Kosova po kalon nëpër një moment jo të lehtë duke shtuar se dënon ndërhyrjen e Beogradit dhe Kremlinit në punët e brendshme të Kosovës.

Sipas tij, situata e krijuar në veri të vendit ka në prapavijë synimin e presidentit të Serbisë për të mbajtur shtetin serb në Kosovë.

Berisha: Putini i madh dhe Putini i vogël duan të ndezin konflikt në Ballkan

“E vërteta është se, kriza aktuale në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, vetëm në aparencë ka problemin e targave. Por në thelb është projekti i Serbisë së madhe dhe konfliktit që Putini i madh edhe Putini i vogël duan të ndezin në Ballkan. Në këtë kontekst Edi Rama është dhe mbetet një vasal i Putinit të vogël dhe më këtë shpjegohet edhe pseudo reagimi i tij ndaj një sherri jo të vogël. Edhe ky pseudo reagim tepër i vonuar, megjithatë dua të theksoj se në çdo rrethanë Vuçiq duhet ta ketë të qartë se shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm dhe të mos llogarisë asgjë te vasali i tij në Tirana, Edi Rama, pasi shqiptarët e kanë të qartë që ai përfaqëson thjesht një vegël të tij, një tradhtar të vërtetë të kombit shqiptar”, ka thënë Berisha.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se “Serbia e mban konfliktin të varur në gozhdë, për ta ndërmarrë kur të gjykojë ajo”.

Berisha ka përmendur edhe kryeministrin Edi Rama për të cilin ka thënë se i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme Beogradit.

Berisha: Putin dhe Vuçiq janë të gatshëm të ndërmarrin një aventurë të re

“Sepse Putin dhe Putini i vogël, Vuçiq, janë të gatshëm të ndërmarrin një aventurë të re, e kam theksuar dhe e theksoj, Serbia e mban konfliktin të varur në gozhdë për ta ndërmarrë kur të gjykojë ajo. Natyrisht paralajmërimet ultimatuese të NATO-s uroj që të mos imagjinoj asnjë lloj përpjekje për destabilizim në Kosovë pasi ndëshkimi do të jetë i rëndë. Është rasti të dënoj dhe njëherë, qëndrimet e Edi Ramës se në të gjitha këto acarime ciklike të gjendjes, situatës midis Serbisë dhe Kosovës, Beogradi ka pasur direkt apo indirekt mbështetjen e plotë të Edi Ramës. Beogradi është ndjerë më komod dhe më i sigurt në kërcënimet dhe projektet e tij pasi me vasalin e tij, Edi Ramën, e ka vendosur Kosovën në një darë armiqësore si nga veriu ashtu dhe jugu i saj”, ka thënë kreu i PD-së.

Të ngjashme