Lajme
Berisha: Protesta e radhës të mbahet gjatë samitit të BE-së në Tiranë
Demokracia
15:04 | 18 Nëntor 2022

Share:

Protesta e radhës e opozitës duket se do të mbahet më 6 dhjetor, në ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së.

Lajmin e dha kreu i PD Sali Berisha, i cili në mbledhjen e kryesisë së partisë sugjeroi që protesta e radhës e opozitës të mbahet në atë ditë.

“Protesta jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet e shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike europiane janë të pavdekshme. Në këtë kontekst, ftoj që ta marrin këtë protestë si një akt mikpritje ndaj tyre dhe pa diskutim armiqësor, flagrant të hapur armiqësor kundër Edi Ramës, i cili me aferat e tij turpëron lirinë, pluralizmin, transparencën e çdo gjë tjetër”, tha Berisha në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike.

Krahas maxhorancës, kundër protestës në këtë ditë kanë dalë edhe disa demokratë. Deputeti Kreshnik Çollaku, e ka cilësuar si gafë të rëndë thirrjen e protestës së Berishës më 6 dhjetor.

“Thirrja e nje proteste ne 6 dhjetor ,diten kur ne Tirane mblidhen liderat e BE,si nje akt te forte demonstrimi gjeostrategjik te se ardhmes se Ballkanit Perendimor ne kundershtim te perpjekjeve ruse per destabilizim te Ballkanit..,eshte e gabuar dhe nje akt qe e demton opoziten ne planin nderkombetar. Thirrja e nje proteste ne Tirane ndersa mblidhen kreret e BE,do te ishte nje dhurate e pamerituar per Edi Ram. Une shpresoj mendjet e qeta e te kthjellta do te ndalin kete akt qe do te lexohet keq.Per te protestuar kemi cdo dite te vitit. Ne 6 dhjetor mos ia beni Rames kete dhurate.”- shkruan Çollaku.

Të ngjashme