Lajme
Berisha për MPJD-në: Secila paraqitje e tyre është skandal
Demokracia
19:19 | 28 Mars 2022

Share:

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës, duke thënë se secila paraqitje e tyre është skandal në disa rrafshe.

Berisha ka thënë se praktikisht Kosova nuk ka politikë të jashtme dhe ajo ka mbetur vetëm si ministri e Diasporës.

“Ajo çka thashë është që do të duhej të koordinoheshin në mënyrë që në kohë të merren përgjigjet për çështjet që i shtron shoqëria se çfarë politike të jashtme është duke zhvilluar Kosova por duket shumë qartë që praktikisht kjo qeveri nuk ka politikë të jashtme”, ka thënë Berisha në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Dhe ministria e Punëve të Jashtme e cila është fuzionuar në ministri të Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në fakt ajo si duket ka mbetur vetëm ministri e Diasporës”.

Berisha tha se nuk ka asnjë sukses nga kjo ministri dhe se nuk po vrehet asnjë nidkim në politikat e jashtme apo në Bashkimin Europian.

“A ka sukses ajo [qeveria] së pari në paraqitjen e shteti të Kosovës? Jo. Sepse çdo paraqitje e tyre është një skandal komunikimi publik, në gjuhën diplomatike, dhe në procedurat dhe protokollet që janë gjërat më elementare”.

“E dyta nuk shihet asnjë ndikim që ka kjo ministri në politika e jashtme, në Bashkimin Evropian, nuk ka asnjë ndikim si dy institucione të cilat kanë peshë dhe janë të rëndësishme për ne”.

Tutje, Berisha ka thënë se nuk ka as takime me peshë apo ndonjë avansim të procesit të liberalizimit.

“Takime bilaterale nuk ka, përveç takime që janë bërë nëpër forume. Nuk ka takime me peshë; dhe, kur ka takime nuk a një temë, nuk ka asnjë avancim në procesin e liberalizimit të cilin ata e kanë trajtuar si diçka që nuk po arrihet për shkak të qeverive të dobëta dhe u bënë një vit, nuk ka asnjë lëvizje”.

Të ngjashme