Lajme
Berisha: Pas veprimeve “patriotike” të Kurtit, gjithmonë na pret diçka e dëmshme
Demokracia
18:10 | 04 Shkurt 2024

Share:

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se Qeveria duhet të gjejë rrugën e duhur në mënyrë që t’i binë aleatët se veprimet e tyre të fundit nuk janë në kundërshtim me ligjin.

Berisha në një prononcim për GazetaBlic thekson se, PDK-ja e përkrah Qeverinë në çdo veprim të shtrirjes së ligjshmërisë.

“Qeveria duhet të gjejë mënyrë që t’i bindë partneret ndërkombëtar që veprimet e saj janë në funksion të shtrirjes së ligjshmërisë në territorin e saj, dhe nuk janë veprime të cilat kanë qëllim cenimimin e të drejtave të komuniteteve të caktuara, në këte rast atij serb”, tha Berisha.

“Ne e mbështesim qeverinë në çdo veprim të shtrirjes së ligjshmërisë, por kërkojmë harmonizim me partnerët tonë strategjik, kuptohet ky harmonizim nuk do të thot që qeveria të heqë dorë nga detyrimet e saja kushtetuese”, shtoi tutje

Tutje, Berisha hedh dyshime se këto veprime kanë për qëllim implementimin e “ Zajednicës” dhe planin franko -gjerman.

“Por, unë kem dyshimet e mija se pas çdo veprimi “patriotik” të këtyre qeveritarëve, kemi pas marrëveshje të dëmshme dhe antikushtetuese, si ajo e energjisë, lëvizjes së lirë, marrëveshjës së Brukselit e Aneksit të Ohrit, e në fund pranimin e draft – statutit për Asociacionin”.

“Andaj unë dyshoj se këto veprime të pa harmonizuara me partnerët tanë strategjik, sa do që janë të ligjshme, kanë për qëllim implementimin e “ Zajednicës” dhe planin franko -gjerman”, tha Berisha.

Berisha paralajmëron se Kosovën po e presin ditë të vështira.

“Ditë tjera të vështira për shtetin e Kosovës do të vijnë, kjo Politikë e jashme e BE- së, hartuar nga Borrell sanksionoi Kosovën, e jo arbitratin e kryeministrit.
Kjo përkunder traditës së demokracisë për të goditur “autoritaret” e për të çliruar kombet.

Shpresoj shumë se këto plane shkatrruese të BE-së të mos kenë kohën e mjaftueshme deri në zgjedhjet e ardhshme për ta shndërruar përfundimisht Kosovën në krahinë autonome të Serbisë, ngjajshëm me Vojvodinën . Apo “republikën e tretë” si ofertë elektorale të grupit kuisling Surroi-Kurti &Co, trashëguar nga Millosheviçi “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi”, thotë Berisha.

“Do të kërkoja që BE dhe veçanarishtë ShBA të godasin qeverinë neokomuniste të Veton Surroit dhe Albin Kurtit, jo të drejtën e shqiptarëve të Kosovës argumentuar nga vendimi i Gjykatës së Drejtësisë në Hagë, se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur e sovran si e drejtë legjitime e kombit shqipëtar, të jetoj i lirë në atë territor”, tha Berisha.

Të ngjashme