Lajme
Berisha: Osmani është bërë me Kurtin për të vazhduar degradimin kushtetues e politik të vendit
Demokracia
22:40 | 18 Shkurt 2024

Share:

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se presidentja Osmani nuk ka të drejtë t’i mohojë vendimet e BQK-së.

Berisha në një prononcim për GazetaBlic, thekson se Osmani duhet të tregohet proaktive në politikën e jashtme.

“Zonja Presidente, në rolin e saj kushtetues, asnjëherë nuk ka të drejtë t’i mohoj vendimet e Bankës Qendrore të Shtetit, siç bëri në ketë situatë.Pra, kjo situatë e shumë të tjera gjatë kësaj qeverisjeje, tregojnë se Presidentja duhet të jetë proactive në raport me politikën e jashtme, e jo të reagoi retroaktivisht”, tha Berisha.

Tutje, ai shton se Osmani dhe Kurti po vazhdojnë në degradimin e vendit.

“Presidentja nuk është në nivelin e detyrës dhe obligimit kushtetues që ka. Ajo thjeshtë është bërë “patericë” e Kurtit për të vazhduar me degradimin kushtetues e politik të vendit”, tha Berisha.

“Si e tillë dyshja drejtuese e Republikës së Kosovës, Kurti dhe Osmani pretendojnë ta rëndojnë përspektiven e Republikës së Kosovës, duke e shndërruar në krijesë e cila gjoja “lufton të drejtat e pakicës serbe në Kosovë” siç po pretendon Beogradi.Veprimet e Presidentes i shoh si konsekuencë e faktit se kjo e ka djegë shtëpinë e vet, prej nga është katapultuar në skenën politike, tani duhet të ndjekë kursin politik të subjektit me të cilin është kurorëzuar politikisht, përkatësisht Kurtit”, tha Berisha.

Të ngjashme