Lajme
Berisha: Nëse “reformat” në RTK varen nga anonimusët si Ahmetxhekaj, Kabashi e Kastrati, prej sot, nuk merrem me jetë publike
Demokracia
22:35 | 15 Shtator 2022

Share:

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Festim Kabashit nga pozita e Drejtorit të Televizionit Publik të Kosovës.

Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se “Nëse “reformat” në RTK varen nga anonimusët si Shkumbin Ahmetxhekaj e Festim Kabashi, e Ngadhnjim Kastratat, për nder, që prej sot, nuk merrem me jetë publike”.

Postimi i plotë i Berishës, pa ndërhyrje:

Nëse “reformat” në RTK varen nga anonimusët si Shkumbin Ahmetxhekaj e Festim Kabashi, e Ngadhnjim Kastratat, për nder, që prej sot, nuk merrem me jetë publike.

Te dytë kanë qenë vartës të m’i, me zero performacë pune e sabotazh, njëri duhet përjetë me iu falenderu Vjosa Osmanit e Albin Kurtit e tjetri Daut e Ramush Haradinajt!

Me të vërtetë po ndjej pikëllim për RTK nga ky grup pelbejsh axhami, që kanë uri, pangopësi për hakmarrje vetëm e vetëm për duartrokitje fisnore politike!

Katër vjet isha kryeredaktor, di shumëçka, amo bash, bash për asnjëgjo pozitive nuk i kam në memorie këta emra endemik për menaxhim!

Të ngjashme