Lajme
Berisha: Nëse edhe sot nuk ndryshon situata, nuk ka kuptim me shku në Kuvend
Demokracia
09:58 | 29 Prill 2025

Share:

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka kërkuar marrëveshje nga partitë politike për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se nuk ka kuptim që deputetë të shkojnë në seancë dhe të mos bëjnë asgjë.

Në një prononcim për “FrontOnline”, ai ka thënë se nëse as në seancën e sotme nuk ndryshon situata, nuk ka kuptim shkuarja në seancë.

Nëse edhe sot nuk ndryshon situata, nuk ka me pasur kuptim me shku në Kuvend kur ne po e dijmë verdiktin. Do të thotë veç me shku, me votu dhe nuk ndryshon asgjë. Unë jam mos me shkuar në seancë, pa e pasur një marrëveshje politike dhe cila do marrëveshje që është unë do e përkrahi,” ka thënë Berisha.

Të ngjashme