Sport
Berisha: Ndeshja ndaj Qipros e vështirë, e dimë se jemi ekip i mirë
Demokracia
16:46 | 01 Qershor 2022

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse dhe futbollisti Valon Berisha po flasin në një konferencë për media në prag të sfidës kundër Qipros.

Kosova nesër do ta nis edicionin e ri në Ligën e Kombeve në udhëtim te Qipro me ndeshjen që fillon nga ora 18:00.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha tha se ndeshja me Qipron do të jetë e vështirë, ndërsa shtoi se ai me bashkëlojtarë do ta japin maksimumin.

“Normalisht ndeshja e parë do të jetë e rëndësishme. Do të jetë ndeshje e vështirë. Jemi grumbulluar me kohë që të jemi sa më të gatshëm për një lojë të rëndësishme si kjo. Besoj që këto lojë do jenë me rëndësi për neve, do ta japim maksimumin në këto katër ndeshje. E dimë që jemi ekip i mirë, por atë duhet ta tregojmë në fushë”, tha në konferencë Berisha, përcjell Demokracia.com.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor./Demokracia.com/

Të ngjashme