Sport
Berisha me një mesazh emocionues para ndeshjes me Greqinë: Deri në frymarrjen e fundit luftojmë për Kombëtaren tonë
Demokracia
15:17 | 10 Qershor 2022

Share:

Kosova mbrëmë shkëlqeu duke marrë një fitore spaktakolare përballë Irlandës së Veriut me rezultat 3:2, shkruan Demokracia.com.

Të gjithë dhanë maksimumin në fushë, dhe padyshim njëri ndër kontribuuesit më të mëdhenj në mesfushë ishte edhe Valon Berisha. Ai nuk u ndal asnjëherë së vrapuar anipse ende nuk është i shëruar plotësisht nga lëndimi që ka marrë në kampionatin francez te Reims.

Gjithsesi, Berisha para ndeshjes me Greqinë ka ardhur me një mesazh të fortë. Ai në Instagram ka postuar një fotografi të shoqëruar me fjalët: Deri në frymarrjen e fundit luftojmë për Kombëtaren tonë.

Kosova e Greqia ndeshet të dielën nga ora 20:45 në Volos të Greqisë dhe kjo ndeshje mund të përcaktojë se cila kombëtare do të përfundoj e para në Grupin 2 në Ligën e Kombeve. /Demokracia.com

Të ngjashme