Lajme
Berisha: Me ndjek penalisht dikë për koment? – Kjo s’bën vaki as në Bangladesh
Demokracia
09:26 | 06 Shtator 2022

Share:

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pasi Ministrja Haxhiu ka thënë se do ta paraqes në polici një qytetar për shkak të një komenti.

Berisha e ka cilësuar këtë veprim të saj si padituri duke thënë se kjo nuk ndodh as në Bangladesh.

“Me ndjek penalisht dikend per kete koment?!! Kjo s’ben vaki as ne Bangladesh e Kore Veriore, e lere me ne nje vend demokratik ku vepra penale eshte e percaktuar me ligj e jo me maliq”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka shkruar se Ministrja e Drejtësisë do të duhej të dinte se komenti nuk paraqet veper penale.

“Po shpresoj se ne polici se paku do kete nje jurist qe e dine se cka perben veper penale e cka jo, e nuk do e marre mundin as te ftoje personin per intervistim sepse atehere vertet do benin krim. Edhe Ministria e Drejtesise do ishte mire me e dite se cka perben veper penale sepse Kodi Penal nga aty ka dale. Lexoni”, ka përfunfuar ai.

Ndryshe dje një qytetar ka bërë një postim të çuditshëm për dhunimet.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar me shpejtësi ndaj këtij statusi me ironi të një qytetari duke thënë se do ta paraqes në polici, pasi që sipas saj, ai është tallur me fëmijët e dhunuar.

Korab Blakaj, mbështetës i VV-së në deri para pak muajsh, ka shkruar me ironi, duke thënë se në moshën 14-vjeçare ishte dhunuar seksualisht nga dy gra në një dasmë.

“Po të njoftoj për një skandal që s’ka ndodhë në histori të Kosovës”,

“Në vitin 2000, moshën 14 vjeqare më kanë dhunuar seksualisht dy gra në një dasëm! Prokuroria i ka lënë të lirë, sot e asaj dite enden të lira duke kërkuar viktimat fatkeqe të radhës! Postimin e bëj publik me leje të Ministres Albulena Haxhiu”, ka shkruar Blakaj duke ironizuar me ministren Haxhiu.

Të ngjashme