Lajme
Berisha: Masakra e Reçakut i dëshmoi njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviqit
Demokracia
20:03 | 15 Janar 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, duke thënë se ajo i dëshmoi njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviqit.

“Viktimat e pafajshme të Raçakut u shndërruan në apelin e fuqishëm të shqiptarëve të Kosovës, në klithmën dhe kushtrimin e të rënëve nga barbaritë serbe dhe tronditën thellë ndërgjegjen e shtetarëve dhe qytetarëve në vendet e lira dhe mbarë botën”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka përmendur edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke e akuzuar se ai për një vit në Kuvendin e Shqipërisë e ka bllokuar Rezolutën e deputetëve të Partisë Demokratike për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

“Tragjike sot është se Edi Rama, ky vasal i shpifur i Aleksandër Vuçiq, bllokon me urdhër të padronit të tij prej një viti votimin ne Parlament te Rezolutës së deputetëve të Partisë Demokratike për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë”.

“Duke u përulur me nderimin më të thellë sot para viktimave të kësaj masakre të epsheve raciste shtazore serbe ndaj shqiptareve, ju bëjë thirrje OKB dhe qeverive të vendeve të vendosin para drejtësisë autorët, porositësit dhe organizatorët e Beogradit të kësaj masakre si dhe ata qe mohojnë krimin monstruoz ndaj banorëve të Reçakut dhe mbarë Kosovës. Prandaj dhe duke ndarë dhimbjen e thellë me familjet dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Reçakut, dënoj me forcën më të madhe si autorët e krimit monstruoz ashtu qëndrimin tradhtar antikombëtar të Edi Ramës që ka shndërruar Shqipërinë në vend vasal të Beogradit”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme