Lajme
Berisha: Kurti vazhdimisht manipulon
Demokracia
18:24 | 15 Shtator 2023

Share:

Ish-diplomati, Anton Berisha, në emisionin “FIVE” në  RTV Dukagjini u pyet se nëse ka rëndësi se cila pike e marrëveshjes implementohet e para.

Për këtë ai ka thënë se nenet e një marrëveshje zbatohen në bazë të nevojës dhe jo në bazë të renditjes.

“Çdo nen ka të bëj me një temë të caktuar dhe nuk munden të gjitha ta kenë pikën një. Ky është manipulim i Kurtit i cili vazhdimisht manipulon, vazhdimisht i ik detyrimeve, vazhdimisht është duke konfrontuar Kosovën me botën perëndimore, dhe kjo është një brengë e madhe”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë tutje se sjelljet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti janë “sjellje fëmijërore”.

“Sjelljet e tij (Kurtit) janë aq fëmijërore, luan lojë fëmijësh, i cili do domosdoshmërish me kërkesat e tij dhe gjithmonë dikush ia bën me hile, dikush e mashtron por në fakt ata e kanë lexuar z.Kurti dhe është i lexueshëm sepse kjo politika e hileve që është tipike për modelin lindor, kjo nuk është diçka që Perëndimi e ka pare për herë të parë. Ky është duke i ikur detyrimit të shtetit të Kosovës”, ka shtuar ish-diplomati.

Të ngjashme