Lajme
Berisha kundër Kurtit: Jo grusht shteti, por mekanizma ligjorë
Demokracia
21:01 | 09 Gusht 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania se ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit nuk duhet përdorur grusht shteti për ta rrëzuar.

Në vend të kësaj sipas tij, duhet të përdoren mekanizma ligjorë.

“Ne si opozitë, ne si Parti Demokratike kemi ofruar moratoriumin, qëllimi është një bllokadë brenda Kuvendit që ta detyrojmë më kompromis, me konsensus politik për një qeveri gjithëpërfshirëse”.

“Nëse jo, alternativë janë zgjedhjet, mirëpo mocioni i propozuar është mjet juridik i cili nëse nuk kalon i bllokon mjetet juridike pastaj për një 6-mujorsh tjetër dhe kjo strategjikisht e çon këtë qeveri në vitin zgjedhor dhe ne nuk jemi të interesuar t’ja zgjasim jetën, prandaj duhet një mobilizim politik i shoqërisë civile, i tërë shtetit politik dhe ky njeri duhet të ndalet me çdo mjet”, u shpreh Berisha.

Të ngjashme