Lajme
Berisha kujton kohën kur me Thaçin kishin unifikuar Abetaren
Demokracia
21:35 | 12 Shtator 2022

Share:

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook e ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për shpalljen e Abetares së unifikuar me Kosovën.

Në këtë postim, Berisha e ka publikuar fotografinë e vitit 2012 ku bashkë me ish kryeministrin Hashim Thaçi e patën përuruar Abetaren e unifikuar.

Postimi i plotë:

Një mashtrues ordiner!

Edi Rama mashtroi mbrëmë dhe shpalli si suksesin e trilluar të radhës: Unifikim e Abetares me Kosovën.

E vërteta Unifikimi i Abetares me Kosovën, domethënë, Abetarja e Përbashkët me Kosovën e autorëve, Shezai Rrokaj dhe Mimoza Gjokutaj, është bërë në Prizren më 17/5/2012, në prani të kryeministrave të dy vendeve, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Abetarja e Përbashkët u vlerësua si “Margaritari” në kurorën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Këtu më poshtë keni linkun e ceremonisë së zhvilluar në Prizren më dt 17/5/2012, por edhe falsifikimin e paskrupullt që i bëri Edi Rama kësaj ngjarje mbrëmë. sb

Të ngjashme